Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

“Ja 4 hapat e propozuar nga PD”/ Basha: Vala e dytë e pandemisë e gjen Ramën të papërgatitur për emergjencën

Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se vala e dytë e pandemisë e gjen sërish kryeministrin Edi Rama të papërgatitur.

Në një deklaratë për mediat kreu i opozitës theksoi se tashmë sistemi është në kolaps dhe se kjo sipas tij nuk mund të fshihet. Po ashtu ai kujtoi dhe 4 hapat e propozuar nga PD që sipas tij duhet të ishin marrë parasysh.

“Edhe vala e dytë e gjen Edi Ramën të papërgatitur për të përballuar emergjencën. Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë. 1: Minimumi 2500 testime në ditë. 2: Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti. 3: Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve. 4: Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier”,u shpreh Basha.

Basha u shpreh më tej se viktimat e pandemisë shënohen për shkak të kaosit që mbizotëron në spitalet tona.

“Varfëria po thellohet kudo në Shqipëri. Edi Rama, ku e ke paketën e tretë? Ku është Covid 3 dhe Covid 4 me maska e pajisje dhe mjekë. Nuk është sfond, që shkon për 15 minuta. ku është bonusi për mjekët? Shëndetësia në kolaps. Duhet të investoheshin para në shëndetësi dhe jo në koncesione. Ka rikonstruktuar 3 herë zyrën. Luks pas luksi e nuk heq dorë, edhe pse nuk do jetë aty. Njerëzit kanë humbur vendet e punës e Rama nuk përgjigjet për to. Viktimat që humbin jetën në këtë pandemi, për shkak të kaosit të spitaleve kanë një përgjegjës dhe ky është Edi Rama, sepse paratë janë këtu, por kryeministri i shpenzon për zyrën e tij”, u shpreh ai.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...