Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Janë miratuar edhe 1,4 milionë euro për kërkesa nga linja e kredive pa interes

Shkup, 24 mars – Zhurnal.mk – Grup i ri prej 124 kërkesave është miratuar nga linja e tretë e kredive pa interes me grant komponentë e cila realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, përmes aktivitetit të “BEpërRezistencë” nga programi IPA.

Nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut sot njoftuan se janë miratuar 1,4 milionë euro për këto kërkesa për kredi nga linja e kredive pa interes Kovid 3.

Deri më tani, nga linja e kredive, për të cilën janë paraparë mjete prej 31 milionë euro, gjithsej janë miratuar 2.583 kërkesa për kredi me vlerë prej 29,3 milionë euro. Këto kërkesa i kanë përmbushur kushtet nga thirrja publike e publikuar më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

Numri më i madh i kërkesave janë nga kompani të vogla (1.368), pas çka vijojnë mikrokompanitë me 999 kërkesa për kredi, tregtarët individual me 164 dhe zejtarët me 52 kërkesa për kredi.

Pjesa më e madhe e kërkesave të miratuara për kredi, vijnë nga Rajoni i Shkupit edhe atë 32 për qind. Vijojnë Rajoni i Pollogut me 15 për qind, ai Juglindor me 12 për qind dhe Rajoni Jugperëndimor me 11 për qind. Rajoni Lindor dhe ai i Pellagonisë dhe Rajoni Verilindor me pesë për qind nga kërkesat e miratuara për kredi.

“Kërkesat për kredi përpunohen në mënyrë kronologjike, sipas kohës së arritjes, sipas Thirrjes publike dhe informacioneve të theksuara në të. Miratimi i kërkesave për kredi do të bëhet në grupe, derisa nuk shtjerrën mjetet që janë në dispozicion të Fondit për Ndërmarrje Mikro dhe të Vogla”, thonë nga Banka Zhvillimore.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...