Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Joveski: Po hetohen pasuri të tjera të patundshme për rastin “Parcelat në Vodno”

Shkup, 27 tetor – Përveç parcelave në Vodno, për të cilat prokuroria hapi hetim kundër ish-kryeministrit Nikolla Gruevski javën e kaluar, kreu i Prokurorisë publike Lubomir Joveski, sonte në intervistë për TV 24, tha se prona të tjera të patundshme po hetohen në lidhje me këtë rast.

“Prokuroria po ndërmerr veprime për të vërtetuar provat e atyre pronave dhe këto parcela janë të ngrira, që do të thotë se tjetërsimi dhe pronësia e tyre është e ndaluar. Kjo i referohet pasurive të patundshme në Shkup. Prokuroria po heton rrethana të tjera në lidhje me këtë rast dhe ne do të shohim se cilat fakte dhe të dhëna do të merren gjatë procedurës hetimore”, tha Joveski.

Në të njëjtën kohë, ai foli për rastin “Reket”, theksoi se kjo lëndë gjyqësore nuk do të ndikojë aspak në rastin “Perandoria”.

Ai shtoi se ndërmarrja e rasteve të PSP-së është në mënyrë që ndjekja penale të mund të vazhdojë normalisht.

“Hetimi për ‘Poshtenska Banka’ ka përfunduar dhe prokurori tashmë e ka informuar mbrojtjen dhe prokurori po punon për marrjen e vendimi prokurorial. Prokuroria do të dalë me informata dhe cili do të jetë vendimi i prokurorit publik në këtë rast”, tha Jovevski.

Në lidhje me rastin “Regjistrimi”, hetimi ka përfunduar dhe prokurori po vepron për rastin dhe përgatit vendimin e prokurorit publik dhe në thelb kjo lëndë është bazuar në biseda të përgjuara, por prokurorisë i është ndaluar të përdorë “bombat” si prova.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...