Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Ka filluar zhvillimi i rrjetit 6G

iPhone i ri që mbështet rrjetin 5G u prezantua disa ditë më parë, por CEO i AT&T beson se Apple nuk duhet të jetë shumë optimist për suksesin në treg.

Apple tashmë ka njoftuar se ka porositur 75 milionë iPhone 5G nga furnitorët, të cilët planifikon t’i dërgojë në të gjithë botën. Sidoqoftë, kreu i AT&T tha se vetëm disa njerëz do të jenë të gatshëm të paguajnë për një shpejtësi të ngjashme të internetit, sepse shumica do të jenë të kënaqur me përdorimin e teknologjisë 4G, shkruan CNBC.

Ai shtoi se telefonat e njoftuar prej 5G nuk do të kalojnë pa u vënë re, por që konsumatorët, të ballafaquar me një ekonomi të dëmtuar nga pandemia, do të vendosin të kursejnë para, transmeton Telegrafi.

Teknologjia 5G reklamohet si e ardhmja e Internetit për shkak të shpejtësisë së tij shumë më të lartë që mund të “zhbllokojë” teknologjitë e përparuara siç janë veturat që drejtojnë vetveten dhe pajisjet inteligjente.

Ndërsa shumë vende të përparuar në teknologji po shikojnë të zhvillohen drejt rrjetit 6G, ne ende as nuk jemi afër rrjetit të shpejtë 5G.

Sidoqoftë, reagimet fillestare të tregut nuk janë shumë të mëdha, pasi që një pjesë e madhe e këtyre teknologjive të përparuara ose nuk janë të zhvilluara, ose janë të dobishme vetëm për bizneset e mëdha.

Ndërkohë, AT&T ka njoftuar se inxhinierët e tyre tashmë janë duke punuar në teknologjinë 6G, por gjithashtu se interneti pa tel do të mbetet gjithmonë prapa kabllove optike të drejtpërdrejta në shtëpi.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...