Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Kacarska propozohet për gjyqtare në Kushtetuese

Shkup, 29 shtator – Zhurnal.mk – Gjykatësja nga Gjykata Penale Dobrilla Kacarska është propozuar për gjykatëse kushtetuese, informon Zhurnal.

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme me 12 vota “PËR” i propozoi Kuvendit që të zgjedhë atë për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese.

Kacarska ka udhëhequr lëndën “TANKU”, ku me dënim me burg i dënoi Gruevskin, Jankullovskën dhe një ndihmës i ministrit në MPB.

Ajo shkroi gjithashtu dhe aktvendimin për dhunën në Kuvend më 27 prill, ndërsa e kishte nën udhëheqje dhe lëndën “300”.

Edhe në lëndën “Transporteri” shqiptoi dënime me burg ku i akuzuar ishte ish kryetari i Manastirit, Taleski.

Emërimi i saj tani duhet të kalojë në Kuvend, derisa VMRO-DPMNE është kundër saj.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...