Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

Shkup, 24 mars – Deputetët e LSDM-së kërkojnë nga kolegët e tyre të mos e bllokojnë punën e shtëpisë ligjdhënëse në rend dite të së cilës janë ligje të rëndësishme për qytetarët, përndryshe, u bëjnë thirrje t’i kthejnë pagat të cilat i marrin nga Kuvendi.

“Opozita në Kuvend nuk heq dorë nga bllokadat dhe destruksionet, me vetëdije dhe me qëllim bllokon gjithçka që është në interes së qytetarëve, në interes së shtetit dhe zhvillimit të tij. pamë se deputetët e VMRO-DPMNE-së, e Majta dhe Aleanca aspak nuk u intereson kjo që mijëra qytetarë presin ndihmë shtetërore të cilën pikërisht ata e bllokojnë, ndërsa dëgjuam edhe si disa deputetë pa turp dhe në mënyrë të pacipë i porosisin qytetarët të durojnë ndonjë muaj pa pagë”, deklaroi sot deputeti Darko Kaevski.

Ai theksoi se ligjet për nëpunës administrative, për arsim të lartë, për punët të brendshme, për marrëdhënie pune, për trashëgimi kulturore, për Qendër të re klinike, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, financimi I transportit të ri publik ekologjik në Shkup, janë vetëm një pjesë e ligjeve të cilat opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE në çdo mënyrë i frenon dhe i bllokon.

Nëse tashmë kanë vendosur të sillen kështu, është e rendit edhe ta kthejnë pagën që e marrin nga qytetarët, nga Kuvendi, sepse nuk e bëjnë punën e tyre, nuk punojnë në interes së qytetarëve të cilët i kanë votuar dhe të cilët përmes Buxhetit i paguajnë, potencoi Kaevski.

Sipas tij, qëndrimi i këtillë i papërgjegjshëm i VMRO-DPMNE-së dhe opozitës në Kuvend njihet nga qytetarët dhe për këtë ata sërish do të ndëshkohen. Ai porositi se si shumicë parlamentare do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e rregullores dhe ligjore që të munden të miratohen të gjitha zgjidhjet ligjore në interes të qytetarëve.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Zaev uron Kurtin: Bashkëpunimi ynë bazohet mbi respekt dhe vlerësim të ndërsjellë

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...