Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Kalifornia sërish në flakë, shpërthejnë zjarret në Silverado (Foto)

Një zjarr i egër ka detyruar autoritetet e evakuimit të zhvendosnin 100,000 njerëz në Kaliforninë e Jugut.

‘Zjarri Silverado’ shpërtheu pak para lindjes së diellit të hënën në Orange County, në jug të Los Angeles.

Sipas agjensë shtetërore të Forcave Zjarrfikëse, deri në pasditen e vonë, flakët kishin djegur rreth 7,200 hektarë. Rreth 5,000 zjarrfikës po luftojnë me zjarret në të gjithë shtetin.

Zjarret më të këqija në 18 vjet filluan të shtoheshin në Kaliforni në gusht.

Zjarret kanë qenë përgjegjës për më shumë se 30 vdekje dhe kanë zhvendosur mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre.

Erërat po shtyjnë flakët në zjarrin Silverado më afër shtëpive në qytetin Irvine, vendbanimi i 280,000 njerëzve.

Dy zjarrfikës kanë marrë dëmtime serioze gjatë trajtimit të zjarrit./BBC/

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...