Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Kamerat në trafik, Murgoski: S’ka më heqje dënimesh me lehtësi

Shkup, 11 shtator, zhurnal.mk – Nga e hëna policia e trafikut rrugor do të vihet në aktivitet të plotë në të gjithë vendin kundër shkelësve të rregullave në komunikacion, i paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. Ekspertët e sigurisë në trafik thonë se çdo regjistrim audio-vizual ndërmjet policëve dhe shoferëve eviton mundësinë e korrupsionit dhe heqjen e gjobave për kundërvajtësit. Ideja e sistemit të mbikëqyrjes elektronike të sigurisë në trafik ishte e Boris Murgoskit, i cili thotë se dokumentimi i kundërvajtjeve të llojit “safe city” dhe “body cam” do të jenë më se efikase.

“Sistemi i mbikëqyrjes elektronike të komunikacionit i eliminon vendimet subjektive apo sjelljet të njëanshme që fatkeqësisht është traditë e shoqërisë sonë të intervenohet përmes lidhjeve të afërta për të falur apo hequr dënimin e kryerësit të një kundërvajtjeje”, deklaroi Boris Murgoski, ekspert i sigurisë në trafik.

Paralelisht me këtë plan operativ janë duke u shqyrtuar edhe mundësitë për të kyçur sistemet e kamerave rrugore për të gjobitur çdo kundërvajtje në trafik. Por, modeli i vendeve perëndimore për të dërgojë gjobën në adresë të banimit duhet të harmonizohet me aktet nënligjore, thonë nga MPB.

“Para se të aktivizohen kamerat e sigurisë rrugore dhe të gjitha masat tjera duhet të hapet debat publik dhe të shqyrtohet me ekspertët në rast të ndryshimeve eventuale të dispozitave ligjore”, thonë nga Ministria e Brendshme.

“Nëse nuk precizohet përmes rregullores aktuale juridike shkelja eventuale e të drejtave të njeriut apo e privatësisë përmes video filmimeve, aktet nënligjore duhet të ndryshohen për të hequr çdo paqartësi”, u shpreh Boris Murgoski, ekspert i sigurisë në trafik.

Në mesin e 200 ligjeve të propozuara nga Qeveria e kaluar që kanë ngecur të pa miratuara në Kuvend është edhe Ligji për sigurinë e trafikut rrugorë. Sipas këtij drafti parashikohen masa më të rrepta të ndëshkimeve për kundërvajtjet e rënda në trafik apo edhe veprat penale në cenimin e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...