Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Kapacitetet spitalore mbushen me shpejtësi, autoritetet paralajmërojnë orë policore

Shkup, 22 tetor, zhurnal.mk – Rreth 500 pacientë janë shtruar në spital nga COVID-19 në tërë vendin. Vetëm në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, 108 persona u shtruan në spital, nga të cilët rreth 80 janë në mbështetje të oksigjenit.

Në Klinikën për sëmundje infektive nuk ka pacientë në respirator, por ka pesë në Spitalin “8 Shtatori” ku 47 pacientë janë duke u trajtuar nga coronavirusi.

Ndërsa nga spitalet tjera, në Kozle janë hospitalizuar katër fëmijë dhe gjashtë nëna. Në spitalin e Manastirit janë 53, në Shtip 50 pacientë. Kurse në departamentet e infektologjisë në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan dhe Kavadar janë të shtruar 214 pacientë, pozitiv ose të dyshimtë për COVID-19.

Dje u shënua rekord i rasteve të reja. Nga 2688 testime, 641 raste rezultuan pozitiv.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se nëse mbushen të gjitha kapacitetet spitalore, do të ketë orë policore.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni është 24.832, prej të cilëve 17.905 janë shëruar, ndërsa 862 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive për momentin është 6069.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...