Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Kasami: Nuk do të pranojmë kandidat të BDI-së për Kryeministër, shumica parlamentare do të rritet

Shkup, 22 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami mbrëm në emisionin “Click Plus” në Tv 21, tha se nuk do të pranojnë cilin do kandidat të propozuar nga BDI për Kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të Qeverisë, transmeton Zhurnal.

Kasami zbuloi se për këtë temë ka biseduar me Zaevin, për të cilin tha se nuk do të mbështetin cilin do kandidat në 100 ditët e fundit.

Në takimin e liderëve midis Zaevit dhe Ahmetit ishte dakorduar se në 100 ditët e fundit në kolltukun e kryeministrit të ulet kandidat i propozuar nga BDI.

Kasami mes tjerash tha se kompanitë private duhet të punojnë në përfaqësimin e drejtë, por në realitet situata është ndryshe.

“Një pjesë e shqiptarëve të diplomuar nuk flasin gjuhën maqedonase, për këtë shkak kompanitë private duhet të zbatojnë dygjuhësinë që të krijojnë kushte të barabarta gjatë punësimit për të gjithë qytetarët”, tha Kasami.

Ai mes tjerash tha se shumica parlamentare në të ardhmen do të rritet dhe nuk do të jetë e brishtë sikur tani.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...