Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Kasami: Së shpejti përkatësia etnike në letërnjoftime

Tetovë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Lëvizja Besa do të aktualizojë çështjen e përkatësisë etnike në letërnjoftime menjëherë pas formimit të trupave punës në kuvend.

Sipas kreut të këtij subjekti Bilall Kasami ky ndryshim ligjor është pjesë e marrëveshjes me LSDM-në dhe do të miratohet shumë shpejtë.

Propozimi parashikon që në letërnjoftime të përcaktohet përkatësia etnike, ndërsa gjatë aplikimit për kartë identiteti qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin nëse duan ose jo dokument në të cilën shkruan përkatësia etnike.

“Me përmbylljen e procesit të funksionalizimit të Kuvendit me të gjitha trupat punues, debatet e para që do të bëhen dhe për në dinamikën e futjes së ligjeve në procedurë parlamentare, ne qëndrojmë në atë që një ndër ligjet e para do të jetë edhe Ligji për dokumentet e identifikimit që parasheh që edhe përkatësia etnike të jetë pjesë e kartës së identitetit”., – deklaroi Bilall Kasami, Lëvizaj BESA.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...