Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

KDI kërkon nga LDK-ja dhe AAK-ja të mos ndërhyjnë në bordet e ndërmarrjeve publike

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar lidhur me emërtimet e fundit në borde të ndërmarrje publike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sipas KDI-së, partitë politike nuk duhet të ndërhyjnë gjatë këtyre emërtimeve.

“Ndërmarrjet publike janë institucionet më të kritikuara për performancë të dobët, të cilat operojnë me humbje financiare, e madje disa prej tyre ndodhen buzë falimentimit. Sidoqoftë, të njëjtat po vijojnë të shërbejnë si strehë për akomodimin e njerëzve partiak nga subjektet politike që qeverisin me vendin. Kjo është reflektuar edhe gjatë emërimeve të fundit të bordeve të ndërmarrjeve të rëndësishme si Trepça, Infrakos dhe Posta e Kosovës, ku janë caktuar individë të cilët kanë garuar për poste publike nën logon e LDK-së dhe AAK-së. Ne vlerësojmë që vendosja e individëve me prapavijë partiake në pozita të përkohshme në këto borde, pa respektuar procedurat e konkursit publik, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet. KDI i bën thirrje Qeverisë që të respektojë ligjin dhe të mbajë zotimet e dhëna për çkapjen e shtetit dhe ndërmarrjeve publike nga politika”, thuhet në reagim.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit, ka emëruar bordin e përkohshme të drejtorëve të ndërmarrjeve Trepça, Posta e Kosovës dhe Infrakosit.

Në ndërmarrjen Trepça, drejtor i bordit është emëruar, Sylejman Hyseni, ndërkaq anëtarë, Shyqiri Sadiku, Esat Peci dhe anëtari i pestë vjen nga punëtorët.

Kurse te Posta e Kosovës drejtor i përkohshëm është emëruar, Leonard Shaban dhe anëtarë: Fadil Aliu, Evda Maloku dhe Ujkan Kameraj.

Pas këtyre ndërmarrjeve, edhe Infrakosi është bërë me bord të ri drejtues, ku drejtor është emëruar Brahim Selimaj kurse anëtarë: Sead Thaçi, Avni Kajdomqaj dhe Sanja Lazareviq.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...