Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Kejdi Mehmetaj: Qeveria të mos mashtrojë më naftëtarët

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka kërkuar nga qeveria që të mos mashtrojë më naftëtarët por t’u paguajë pagat e prapambetura. Mehmejtaj shprehet se shteti është aksioner i kompanisë së naftës dhe ka detyrime ligjore nga qytetarëve që kanë punuar.

Mesazhi i plotë i Kejdi Mehmetaj në Facebook: Pas dhunës policore që përjetuan në protestën e zhvilluar në Tiranë, ku naftëtarët kërkonin me të drejtë tu jepeshin pagat e prapambetura prej një vitit, sot vendosën të futen në grevë urie si e vetmja rrugë që u ka mbetur për të fituar të drejtën e tyre. Qeveria gënjeshtare e Edi Ramës, pasi i mashtori, i injoroi, i përbuzi dhe në fund i rrahu tani as nuk interesohet për jetët e tyre. Jetët e mbi 900 naftëtarëve, jetët e mbi 900 familjeve që jetojnë me ato paga që nuk jepen. Qeveria gënjen pa turp kur heq veten nga përgjegjësia e dhënies së pagave të naftëtarëve të rafinerisë sespe: 1. Naftëtarët kanë kryer të gjithë proceset e nevojshme gjyqësore dhe i kanë fituar ato, pra institucionet përgjegjëse shtetërore duhet të sigurohen se vendimet e gjykatave do zbatohen duke vendosur në lëvizje të gjithë mekanizmat që lejon ligji. Por jo, qeveria nuk lëviz as gishtin e vogel për të zgjidhur problemet e naftëtarëve edhe pse nuk heziton të ngrejë krahun për ti goditur ata. 2. Edi Rama dhe rilindasit e tjerë të tij, jo një herë por në shumë raste, publikisht e brenda zyrave të ministrive të tij (ku patjetër takimet regjistrohen) u kanë premtuar naftëtarëve se do i marrin pagat. I kanë siguruar naftëtarët se kompanitë e njëpasnjëshme që kanë blerë ARMO-n janë serioze e të fuqishme. Fjalë bosh! Mashtrime! Thjesht oligarkët e rradhës që përfitojnë në kurriz të shqiptarëve. 3. Shteti vazhdon të jetë aksioner i ARMO Sh.a me rreth 15% të aksioneve, pikërisht për tu siguruar se pasuria jonë kombëtare do të menaxhohet drejtë e qytetarët do të marrin atë që u takon. Sot, as në rafineri nuk është investuar, as pasuria jonë nuk po trajtohet si duhet e më e keqja as qytetarët tanë nuk po mbrohem. 4. Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar një ligj për Statusin e Naftëtarit, çfarë bëhet sot me atë ligj? A zbatohet ai? A mund ti mbrojë sot statusi naftëtarët që nuk paguhen prej nje viti, e që kanë humbur vendet e punës? Sa përmenda më sipër janë pak krahasuar me të zezat që gjenden nëse kërkon të zbulosh cka ndodhur me ARMO-n, por sot e rëndësishme është ajo që do të ndodhë me naftëtarët. Sot e rëndësishme është që ata të marrin pagat e të kthehen tek familjet e tyre. Sot e rënëdishme është që qeveria ti lër mashtrimet, ti harrojë oligarkët e tu zgjidhë hallin atyre qindra punonjësve që kanë bërë një punë të vështirë e me rrezik për jetën.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...