Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Kërkohet zgjidhje për raportet Shkup-Sofje, Osmani: Tejkalimi i dallimeve përmes komunikimit

Shkup, 21 shtator, zhurnal.mk – Ministri i jashtëm Bujar Osmani shprehet optimist se Komisioni maqedono-bullgar do t’i tejkalojë dallimet rreth Goce Dellçevit. Ai paralajmëroi intensifikimin e komunikimit në nivel politik që situata me Bullgarinë të tejkalohet me marrëveshje dypalëshe. I pyetur për “Linjat e kuqe” Osmani tha se çështjet e identitetit maqedonas janë mbyllur ndërkombëtarisht me Marrëveshjen me Greqinë.

“Çështjet identitare të cilat janë bërë pjesë e diskursit publik ditëve të fundit si rezultat i memorandumit të famshëm që po përmendet në opinion nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje. Janë çështje të cilat dalin nga e drejta e qytetarëve për t’u vetë-përcaktuar. Janë çështje të cilat janë ndarë në Marrëveshjen e Prespës si të tilla dhe janë të konfirmuara dhe të mbyllura”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu është e bindur se Sofja nuk do të heq dorë së mbështeturi integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

“Vazhdoj të besoj që Bullgaria do të vazhdojë të mbetet mbështetëse e procesit të integrimit evropian të dy vendeve, jo vetëm për faktin se ka qenë e tillë gjithë kohën, por edhe nisur nga një arsye më tepër sepse Bullgaria i ka më të freskëta kujtimet e vuajtjeve të procesit dhe vështirësitë e procesit”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Bregu theksoi rëndësinë e “Korridorit të gjelbër” në lëvizjen e mallrave gjatë pandemisë, gjë që sipas saj duhet të vazhdojë edhe pas përfundimit të pandemisë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...