Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Këshilli buxhetor qytetar “Bashkësia ime, vizioin im”

Shkup, 16 shtator – Zhurnal.mk – Në Parkun e Qytetit në Shkup sot do të mbahet Forumi buxhetor qytetar “Bashkësia ime. Vizioni im”.

Forumi organizohet nga Shoqata për mbrojtjen e mjedisit jetësor E.D.E.N. në bashkëpunim me aktivisten për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisit jetësor dhe anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Dragana Vellkovska.

Në forum, i cili do të moderohet nga profesori i ekonomisë Branimir Jovanoviq, do të diskutohen një sërë propozimesh “Për qytet të gjelbër dhe human” siç janë kuzhina popullore për kategoritë e ndjeshme sociale të qytetarëve, qendra e resurseve për prindër vetushqyes dhe fëmijë të familjeve me një prind, ndihmë përkatëse për punonjësit kulturorë, rritje e përqindjes së infrastrukturës cilësore për biçikleta dhe masa për stimulimin e formave alternative të transportit, përfshirjen e vendosësve joformalë me mbeturina në sistem dhe stimulimin e selektimit të mbeturinave në ndërtesat banesore,…

Propozimet të cilat do të dalin nga forumi do t’i dorëzohen kryetarit dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit që të përfshihen në propozim-buxhetin për vitin 2021 për të cilin Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet të votojë në fund të këtij viti.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...