Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Këshilltari i Hotit: Nuk ka normalizim të raporteve Kosovë – Serbi pa njohje reciproke

Këshilltari për media i kryeministrit Avdullah Hoti, Xhavit Beqiri, ka thënë se nuk do të ketë normalizim mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Beqiri ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve mund të ndodhë vetëm pas njohjes reciproke.

“Nuk ka normalizim të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe të Serbisë pa njohje reciproke. Pikë!”, ka shkruar Beqiri, transmeton “Zeri.info”.

Kujtojmë se mediat serbe kanë raportuar të mërkurën se Serbia ka kushtëzuar dialogun në Bruksel me bisedimet për Asociacionin e Komunave Serbe, për çka edhe është vënë në pikëpyetje takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...