Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Kjo shifër tregon sesa popullor është TikTok në Evropë

Në një intervistë ekskluzive për Business Insider ditën e Dielë, Waterworth tha se numri i përdoruesve është në rritje të dukshme prej kohësh.

TikTok ka mëse 100 milionë përdorues aktivë vetëm në Evropë sipas menaxherit të përgjithshëm të kompanisë për Evropën Rich Waterworth.

Në një intervistë ekskluzive për Business Insider ditën e Dielë, Waterworth tha se numri i përdoruesve është në rritje të dukshme prej kohësh.

“Nuk arrihet dot një shifër prej 100 milionë përdoruesish pa u rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe me ritme të larta,” tha ai.

Sipas Waterworth, rritja e numrit të përdoruesve nuk ka qenë vetëm gjatë izolimit të Covid-19 por përgjatë një periudhe prej mëse 2 vjeçare.

Rritja ka ardhur kryesisht në Evropë. Shifrat u publikuan përpara se kompania të dëbohet në SHBA ku ka 100 milionë përdorues nga 690 milionë total.

Presidenti Trump ka kërcënuar me dëbimin e aplikacionit nëse nuk shitet tek një kompani Amerikane me arsyetimin se përbën kërcënim për sigurinë e vendit.

Përveç numri të përdoruesve TikTok tha se në Evropë ka mëse 1,600 punonjës dhe një investim prej 500 milionë dollarësh do të shkojë për ndërtimin e një qendre të dhënash në Irlandë deri më 2022 e cila do të menaxhojë operacionet e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...