Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Kodi Zgjedhor, Presidenti Meta thirrje Kuvendit: Merrni për bazë opinionin e “Venecias”

Presidenti Ilir Meta i ka vendosur në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë letrën që i ka dërguar Komisionit të Venecias, ku i kërkon opinion lidhur me ndryshimet në Kodin Elektoral, ndryshime të cilat kreu i shtetit i ktheu pas për rishqyrtim në Kuvend.

Në letrën drejtuar Parlamentit, i kërkohet këtij institucioni që për diskutimin e dekretit të Metës që ka kthyer pas ndryshimet në kod, të pritet mendimi i “Venecias”.

Gjejmë rastin të përsërisim edhe një herë thirrjen e Presidentit të Republikës se tashmë pas kthimit në Kuvend të ligjit, Kuvendi i Shqipërisë duhet ta rishqyrtojë këtë nismë nën dritën e arsyetimit të Dekretit nr.11797dhe të rekomandimeve të pritshme të Komisionit të Venecias, i cili është investuar tashmë nga Presidenti i Republikës mbi këto çështje”, thuhet në letrën e Presidencës dërguar Parlamentit.

Por një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se opinioni i “Venecias” është i mirëpritur, por Parlamenti nuk do ta presë dhe do të rrëzojë dekretin e Metës që kundërshton ndryshimet në Kodin Elektoral.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...