Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Koeman tregon pse nuk luajti Dembele, i preferon Pedrin dhe Trincaon

Ousmane Dembele është i lirë të largohet nga Barcelona.

Ai nuk luajti asnjë minutë në fitoren 3-0 të Barçës në udhëtim te Celta Vigo, atje ku nuk kishte fituar klubi katalunas që nga viti 2015.

Arsyeja se përse Dembele nuk luajti, sipas trajnerit Ronaldo Koeman, është sepse ardhjet e reja, Pedri dhe Trincao – mund të kontribuojnë më shumë se francezi edhe në fazën defensive.

Një sinjal se Koeman nuk llogarit shumë në objektivin e Manchester United dhe në njëfarë mënyre, i ka dhënë dritën e gjelbër që të largohet, duke thënë se e ardhmja e tij “varet nga ai dhe klubi”.

Pse 23-vjeçari u la në stol? “Mendoj se Pedri dhe Trincao mund të kontribuojnë më shumë defensivë se sa Dembele, për këtë ata luajtën”.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...