Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Konferencë shkencore ndërkombëtare “Vlerat euroatlantike të Ballkanit”

Shkup, 23 shtator – Zhurnal.mk – Fakulteti për siguri-Shkup dhe Fondacioni “Hans Zajdel” nga Gjermania sot dhe nesër në Ohër e organizojnë Konferencën e 11-të shkencore ndërkombëtare “Vlerat euroatlantike të Ballkanit”.

Konferencën do ta hapin ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, prorektori i USHKO prof.dr. Marjan Gjurovski, kryetari i Odës për sigurim privat mr.Verica Milevska dhe dekani i Fakultetit për siguri-Shkup, prof.dr. Nikolla Dujovski.

Në konferencën, e cila do të mbahet me model të kombinuar hibrid në pajtim me protokollet për mbrojtje nga pandemia, do të marrin pjesë profesorë nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Mes tjerash, në konferencën ndërkombëtare në Ohër do të bisedohet për sfidat e reja të sigurisë dhe kërcënimet asimetrike, sigurinë mes strategjive dhe linjave të kuqe të Ballkanit, më pas për kërcënimet dhe çështjet e hapura të Ballkanit si sfida të reja për sigurinë, format bashkëkohore të krimit si kërcënim global, përforcim të kapacitetit të shteteve të vogla dhe kapaciteteve për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Qëllimi i konferencës është që të nxiten bashkësia akademike dhe praktikantët nga sfera e sigurisë që të këmbejnë njohuri të bazuara në shfrytëzimin e metodave shkencore për hulumtime nga kjo sferë, por edhe të përdorin përvoja nga praktika që të mund t’u jepet dimension shkencor-hulumtues

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...