Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Konkurs për përpunim të storjeve hulumtuese nga fusha e korrupsionit

Shkup, 20 tetor, zhurnal.mk – Me qëllim të hapjes së temave të cilat do të çojnë drejt mbështetjes në luftën kundër korrupsionit dhe në përmirësimet e politikave për antikorrupsion përmes analizave të gjendjeve dhe duke theksuar dobësitë konkrete Transparensi Interneshënall – Maqedoni shpall Konkurs për përpunimin e storjeve hulumtuese nga fusha e korrupsionit dhe qeverisjes të së drejtës.

Organizatat qytetare të interesuara të cilat meren me gazetari hulumtuese, gazetarë dhe hulumtues duhet të dërgojnë propozim- temë konkrete më së voni deri më 25 dhjetor të vitit 2020.

Fushat e propozuara për storjet hulumtuese janë punë e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik (AGJPP) dhe Entit Shtetëror për Revizion (ESHR), kompetencat e tyre dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, bashkëpunimi i tyre me sektorin joqeveritar, si dhe implementimi i ligjeve për parandalim të korrupsionit.

Në suaza të projektit është parashikuar financimi i gjithsej tre storjeve hulumtuese, të cilat do të marrin kompensim individual në vlerë prej 500 dollarë amerikan.

Selektimin e temave do ta kryejë komisioni i përbërë nga personeli programues i Transparensi Interneshënall-Maqedoni, ndërsa në bazë të aktualitetit të temës, përvojës dhe metodologjisë së ofruar nga ana e personave të interesuar.

Konkursi realizohet në suaza të projektit “Përforcimi i kapaciteteve të institucioneve në luftën kundër korrupsionit”, i mbështetur nga projekti i USAID për pjesëmarrje qytetare.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...