Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Koronavirusi ‘mbërthen’ Çekinë, rritet frikshëm numri i të infektuarve, 12 mijë raste brenda ditës

Republika Çeke regjistroi të martën 11,984 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë brenda një dite, që nga fillimi i pandemisë, në muajin mars.

Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara sot, tregojnë po ashtu se numri i viktimave është rritur për 106, përkatësisht në 1,619, në 24 orët e kaluara.

Vendi me 10.7 milionë banorë ka konfirmuar në total mbi 190,000 raste me koronavirus – mbi 120,000 prej tyre vetëm gjatë tri javëve të para të tetorit.

Mesatarja shtatëditore e rasteve të reja në Republikën Çeke është rritur gjatë dy javëve të fundit nga 26.26 raste për 100,000 banorë në 80.76 raste.

Ditëve të fundit, Republika Çeke i ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, duke mbyllur restorantet, shkollat dhe duke kufizuar numrin e njerëzve të tubuar në publik.

Nga sot, veshja e maskës është e detyrueshme edhe në hapësira të brendshme publike, edhe në të jashtme.

Autoritetet paralajmëruan se sot mund të shpallin edhe masa të reja./rel

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...