Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Korrupsioni/ Rama: Dështimi i SPAK do të ishte zhgënjimi më i madh për shqiptarët! Peshkaqenët e vjetër lundrojnë si politikanë

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës kundër korrupsionit  tha se dështimi i SPAK do të ishte zhgënjimi më i madh për popullin shqiptarë.

Ai ka shtuar se “SPAK do ta bëjë institucionin që të gjithë kemi shpresuar dhe mbi të gjitha shqiptarët kanë shpresuar. Përndryshe SPAK-u do të jetë zhgënjimi më i madh ndaj shqiptarëve tek reforma në drejtësi.”

Kryeministri më tej ka shtuar se peshkaqenët e vjetër lundrojnë në formë politikanësh e deputetësh. Në fjalën e tij gjatë konferencës për luftën kundër krimit të organizuar, kryeministri Rama tha edhe se koka e korrupsionit në vend nuk janë politikanët por koorporatat e gjyqtarëve, ndaj ai theksoi rëndësinë e procesit të vettingut.

Ai tha se ky proces nuk ka për qëllim që të gjykojë gjyqtarët apo prokurorët por vetëm t’i pastrojë ata. Sipas tij, SPAK dhe BKH kanë detyrën për të gjykuar.

“Kjo është premise e cila SPAK-un do ta bëjë institucionin që të gjithë kemi shpresuar dhe mbi të gjitha shqiptarët kanë shpresuar. Përndryshe SPAK-u do të jetë zhgënjimi më i madh ndaj shqiptarëve tek reforma në drejtësi. Do të jetë goditja më e madhe morale që do i bëhet popullit shqiptar pas gjithë kësaj mbështetjeje që i dha reformës në drejtësi dhe zhgënjimi i madh i partnerëve të Shqipërisë. SPAK-u ka misionin të pastrojë deri në fund, ata që vetting i pastron thjesht dhe vetëm nga sistemi. Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por koorporatat e gjyqtarëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30 vjeçar, ngrehina nuk do të qëndrojë. Sot kam një zhgënjim se nga njëra anë nuk e kanë kuptuar deri në fund se vettingu pastron sistemin. Nuk bën gjykimin penal të atyre. Këtë duhet ta bëjë sistemi i pastruar nga vettingu. Dhe për këtë është SPAK dhe BKH. Bashkëjetesa paqësore mes sistemit të ri dhe peshkaqenëve absurd të korrupsionit në sistemin e drejtësisë që vazhdojnë të lundrojnë në formë avokatësh apo konsulentësh apo në formë politikanësh, do të ishte fundi edhe për 1 ose dy dekada të tjera. Parrullat, rekomandimet me luftra që e çojnë atë. Nuk janë të gjithë njësoj në institucione dhe as në politikë. Ndarja e shapit nga sheqeri duhet ta bëjë sistemi i drejtësisë. Pa BE dhe ShBA nuk do të kishim bërë kurrë progres. Nuk do merrnim miratimin e parlamentit. U desh ndërhyrja e ShBA. Ka një luftë tjetër kundër korrupsionit e cila zë pak vend në konsideratën e përgjithshme.”- tha Rama.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...