Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Kosova dhe Japonia së shpejti do të mbajnë konferencë të përbashkët ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti priti në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, me të cilin bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Mizutani theksoi mbështetjen e Japonisë për proceset aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në mbështetjen për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, siç është furnizimi me maska mbrojtëse, nëpërmjet UNICEF-it, më vlerë 640 mijë euro, si dhe sigurimi i terapisë antivirale nga Japonia për 100 pacientë, me vlerë prej 810 mijë euro.

“Japonia është e përkushtuar ta mbështesë Qeverinë e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike”, theksoi ambasadori Mizutani.

Në këtë kontekst, u pajtua që të organizohet një konferencë ekonomike virtuale në mes Japonisë dhe Kosovës, e cila do të mbahet së shpejti.

Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Mizutani për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, përkushtimin në rimëkëmbjen ekonomike si pasojë pandemisë COVID -19, për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë, si dhe për orientimin euroatlantik të vendit.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...