Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Krasniqi e quan fat të keq që Thaçi ka qenë kryeministër

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka quajtur fat të keq që Hashim Thaçi ka qenë kryeministër. Sipas tij Kosova ka bërë gabim strategjik kur kishte pranuar që nga dialogu teknik të kalohej në atë politik.

“Ka qenë fat i keq që PDK-ja si kryeministër e kishte Hashim Thaçin, tash president. Ishte fat i keq jo vetëm pse Thaçi ishte kryeministër, por ishte fat i keq që edhe partitë tjera parlamentare të kohës nuk e kundërshtuan kalimin e bisedimeve teknike në ato politike. Unë e kam kundërshtuar, por kjo pak ka rëndësi tash”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Desku” në KTV.

Ai ka treguar se arsyetimi për këtë ishte pasi një gjë të tillë po e kërkojnë ndërkombëtarët.

“Arsyetimi ka qenë ky: që po kalojmë në bisedime politike se po e kërkon Brukseli edhe Washingtoni. Në mes tjerash i pata thënë, më vonë edhe publikisht. Brukseli e Washingtoni, nëse ne duam të bëhemi pjesë e Serbisë, ata na mbështesin. S’kanë asnjë kundërshtim. Nëse ne tranohemi e luajmë prej mendjeve dhe bëjmë një akt të tillë atëherë nuk na kundërshton as Brukseli e as Washingtoni. Por, nuk bën të fillohet bisedimet politike”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se nuk e kanë ditur as përmbajtjen e dokumentit i cili ishte sjellë për votim.

“Gjithashtu duke qenë kryetar i Kuvendit kur është bërë marrëveshja në Bruksel. I kam analizuar të gjitha pikat e asaj marrëveshje, dhe ne nuk e dimë për secilën pikë me çka do të përmbushet. Pra, ne po e votojmë një dokument pa e ditur përmbajtjen e tij të plotë. Sikur të ishin marrëveshje dhe të vinte deri te marrëveshja përfundimtare do të arsyetohej”, ka thënë Krasniqi.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...