Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Kthimi i Endri Dumanit nga Siria, Konsulli: Ai djalë është shumë i zgjuar, si e mësuam t’ia mbathte

Marc Ghorayeb, Konsull në Liban dhe njëherësh këshilltar jo rezident i Kryeministrit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, ka folur lidhur me misionin e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë nga Siria.

Ghorayeb i cili është angazhuar drejtpërsëdrejti në terren në procesin e riatdhesimit, ka treguar mbi situatën e rëndë në kampin Al Hawl.

 “Në fakt, ne po e kërkonim Endrin për rastin e tij të veçantë. Krijuam disa lidhje të veçanta brenda në kamp me policinë dhe partnerët tanë. Ai djalë është shumë i zgjuar dhe ka për të patur një të ardhme të shkëlqyer. Brenda në kamp i kërcënonin të gjithë ata që kërkonin te dilnin jashtë. Mentaliteti i sëmurë i ISIS-it.

Nuk duan të humbasin forcat që kanë brenda, një ditë Endri do të rritej dhe do ta përdornin për luftë. E mësuam djalin t’ia mbathte pa e kuptuar kush, sikur po luante derisa ai arriti tek menaxhimi, ku e kemi marrë ne dhe e larguam me roje.

Kemi edhe fotografitë. U futëm sërish në kamp për të gjetur të tjerë qe ia mbathnin, të gjithë, jo vetëm shqiptarë, sepse kishin marrë mesazhin e gabuar që ne do t’i vrisnim. Morëm edhe mesazhin nga Eva dhe i premtuam dajës së saj se do ta gjenim e do ta kthemim.

Nuk mund të themi se sa shqiptarë ka në kamp, sepse kjo futet tek materiali sekret, por në lidhje me Evën, ajo kërkon të largohet, por e kërcënojnë. Mund të themi vetëm se do ta gjejmë dhe do ta kthejmë”, u shpreh Konsulli në emisionin Opinion.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...