Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur që masat që janë fuqi do të jenë edhe për 2 javë të tjera.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha ditën e sotme se ka një ulje të ndjeshme të të infektuarve dhe rasteve që raportohen në spitale.

“Komiteti mendon që këto shifra janë si rezultat i masave dhe tendence pozitive që është vënë re në respektimin e masave. Ka një respektim i masave por gjithsesi nuk është në nivelet e dëshiruara. Për këtë arsye që komiteti ka vendosur që masat deri tani të mbeten në të njëjtin nivel edhe për dy javë të tjera, ora policore, deri në 6 të mëngjesit, ku do të lëvizet vetëm për arsye emergjente. jemi në të njëjtin nivel masash që kemi qenë edhe më parë”, tha Rakacolli.

Ndërsa kreu i Urgjencës Kombëtare në vend, Skender Brataj tha se është ulur numri i thirrjeve në urgjencë.

“Në urgjencën kombëtare ka një ulje të thirrjeve me 1500. Edhe numri i misioneve për covid ka rënë në 100”, tha mjeku.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

Për herë të katërt, kryeministri Rama vizitë në familjen e Klodian Rashës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...