Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Kufizimi i lëvizjes shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

Rrjeti i OJQ-ve AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të largoj sa më parë masën e kufizimit të lëvizjes nga ora 22:30.

Kjo masë e vendosur nuk kishte asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, pos që është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

“Masa e kufizimit është prej shkeljeve të rënda që ju ka bërë qytetarëve të Republikës së Kosovës, e konkretisht disa prej komunave të Republikës së Kosovës, ku qytetarëve ju ka mohuar e drejta e lëvizjes dhe e qarkullimit për nevojat elementare të tyre”, thuhet në komunikatë.

Andaj, AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës që të largojnë këtë kufizim që e cenon të drejtën e lëvizjes.

Poashtu, AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës t’i shqyrtoj masat ndaj gastronomisë dhe t’i trajtoj me seriozitet të lartë shqetësimet e komunitetit të gastronomëve dhe të ndryshoj manualin.

“Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës duhet ta trajtojnë përdorimin e maskave në zonat jo urbane dhe të pa frekuentuara nga qytetarët, sepse kjo ju ka shkaktuar probleme serioze edhe në shëndet, por edhe atë financiar. AVONET në ditët në vazhdim do të inicioj edhe veprimet në baza të së drejtës dhe protestës ndaj masave të marrura, që disa nga masat kanë qenë kontradiktore mes gjendjes reale”, thuhet në komunikatën e AVONET.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...