Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Kurti nga Gllogjani: 23 vite më parë në Dukagjin u dha kushtrimi i lirisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij qeveritar kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh  në kompleksin memorial në Gllogjan, ku ka thënë se vetëm duke kujtuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe sakrificën e popullit për liri.

Kurti bashkë me ministrat e tij, me një minutë heshtje kanë nderuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan.

Në 23 vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, kreu i ekzekutivit kujtoi dhënien e kushtrimit në Dukagjin dhe përhapjen e luftës çlirimtare në gjithë vendin.

Ai tha lufta çlirimtare u përhap gjithandej e që një vit pas “Epopesë së Dukagjini” pushkëve të lirisë iu bashkangjitën edhe avionët e NATO-s.

“23 vjet më parë me 24 mars këtu në Gllogjan u dha kushtrimi i lirisë në Dukagjin, lufta çlirimtare u përhap gjithandej dhe një vit më vonë pushkëve të lirisë iu bashkëngjiten avionët e NATO-s dhe nuk vonoi dhe u çlirua Kosova. Pra 24 marsi i ‘Epopesë së Dukagjinit’ i viti 1998 dhe 24 marsi i ndërhyrjes së NATO-s i viti 1999 thuajse na tregojnë rendin e logjikshëm të gjërave. Së pari pushka jonë pastaj avioni i NATO-së, ngjashëm edhe sot, së pari puna jonë e më pastaj ndihma nga jashtë për zhvillim e demokratizim e drejtësi”, u shpreh Kurti.

“Në ditë të shënuara si kjo ne bëjmë nderim për dëshmorët e kombit, ata që dhanë gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë dhe të mund të përparojmë. Ne që jemi gjallë duhet t’i kujtojmë ata që nuk janë sepse vetëm duke ia rikujtuar vetës sonë çmimin e madh për liri e pavarësi dhe ua dimë dhe ua ruajmë vlerën lirisë dhe pavarësisë”, tha ai.

Kurti mëngjesin e së mërkurës bashkë me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...