Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Kuvendi nesër do ta vazhdojë debatin për propozimin Kancarska të zgjidhet gjykatëse kushtetuese

Shkup, 5 nëntor – Kuvendi edhe nesër do të debatojë për propozimin Dobrilla Kacarska të zgjidhet gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese. Debati i sotëm u ndërpre para orës 18, ndërsa kryetari i Kuvendit vazhdimin e paralajmëroi për nesër në orën 12.

Gjatë debatit të pasdites, opozita kërkoi propozimi i Kacarskas të zgjidhet gjykatëse kushtetuese të tërhiqet. Sipas opozitës, ajo nuk është profesionale për këtë funksion të cilin, siç thanë, e merr si shpërblim për dëgjueshmi ndaj pozitës. Nuk mundet, theksoi opozita, një gjykatës që gjykon në të kundërt me Kushtetutën, ta mbrojë Kushtetutën.

“Kacarska nuk ka përvojë tjetër, përveç në gjykatën themelore. Ka kolegë të cilët kanë përvojë të pasur. Shteti ka resurse cilësore për pozita të tilla të larta”, theksoi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE nga foltorja kuvendore.

Kolegu i tij Aleksandar Nikolloski nuk është i befasuar nga ky propozim i Këshillit gjyqësor pasi, siç tha, që para disa vitesh është ditur se një ditë propozimi Kacarska të zgjidhet gjykatëse kushtetuese, do të arrijë në Kuvend.

Gjatë debatit të sotëm deputetët e partive në pushtet, e kanë mbrojtur propozimin e tillë duke e nënvizuar se VMRO-DPMNE më së paku ka të drejtë të flasë për gjyqësinë e pavarur pasi në kohë të qeverisjes së tyre, gjyqësia është sjellë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Kacarska duhet të vijë në pozitën e gjykatësit Vlladimir Stijanovski, mandati i së cilit ka skaduar. Ajo është propozuar për këtë pozitë nga Këshilli gjykues në fund të shtatorit.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...