Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

“Lagja e Trimave”, Hoti e Zaev i shmangen pyetjes

Shkup, 23 tetor, zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ai takoi kryeministrin Zaev, ndërsa pasdite do të takojë liderët e partive shqiptare. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Hoti dhe Zaev iu shmangën pyetjes së gazetarëve nëse kanë biseduar për ngjarjet e Kumanovës, për hetimin ndërkombëtar për këtë rast, por edhe për ekstradimin eventual të burgosurve. Zaev, deklaroi se bashkëpunimi me Kosovën është prioritet i Qeverisë pasi është një nga vendet me këmbim më të lartë tregtar. Zaev vazhdoi të premtojë se autostrada Shkup-Bllacë është prioritet, por pa dhënë afate konkrete se kur do të jetë gati. Ndërsa Hoti theksoi se mbyllja e kufirit për disa muaj nuk ka qenë kufizim për qytetarët por masë për mbrojtje nga pandemia. Pasdite Hoti dhe Zaev do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G me nënsekretarit amerikan të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

“Me kënaqësi dua të theksoj se janë në vijim përgatitjet për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë. Faza e parë e tenderimit ka përfunduar. Shpresojmë që këto ditë do të përfundojë eksproprijimi që të mund të përfundojë shpejtë edhe faza e dytë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

“Një menaxhim që e kemi pasur shumë të ngushtë në menaxhimin e pandemisë, dy ministritë tona të shëndetësisë kanë punuar së bashku. Të gjitha veprimet që janë ndërmarrë sa i përket kalimit të kufirit nuk duhet t’i shihni si kufizime por si veprime që duhet t’i ndërmarrim ne së bashku, të dy qeveritë, për të menaxhuar së bashku me këtë pandemi”, pohoi Abdulla Hoti, Kryeministër i Kosovës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...