Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Rekomanduar

Lazim Destani viziton Klinikën Kirurgjikale në Shkup

Shkup, 12 shtator, Zhurnal.mk – Në fazën e finalizimit të punimeve për rinovimin e Klinikës Kirurgjikale “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, filatropi i njohur z. Lazim Destani, në cilësinë e përfaqësuesit të donatorit të projektit, kompanisë Ecolog International, sot i bëri një vizitë kësaj qendre medicinale për të parë personalisht nga afër rrjedhën e punimeve.

Donacioni për rinovimin e kësaj qendre spitalore në Shkup vjen pas një varg aktivitetesh donuese nga Grupacioni Ecolog. Gjatë periudhës së pandemisë kjo kompani në kuadër të përgjegjësisë korporative shoqërore ka dhuruar mijëra pajisje teknike për ndjekjen e procesit mësimor online për fëmijët e familjeve sociale në gjithë territorin e vendit, materiale e pajisje në spitalin e Tetovës si dhe teste për Covid-19 të dorëzuara tek autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Donacioni i tashëm për rinovimin e objektit të Kirurgjisë në Shkup do t’i përmirësojë dukshëm kushtet këtu, duke e kthyer atë në një qendër shëndetësore me pamje bashkëkohore.

Gjatë vizitës së tij z. Destani u prit e u shoqërua nga udhëheqësit e Klinikës Kirurgjikale, drejtorët z. Ljuben Arsenkov dhe znj. Nermin Shaqiri.

Lidhur me këtë donacion, drejtuesit e klinikës theksuan, “Vizita e sotme e z. Lazim Destani, pronar i kompanisë Ecolog, përbën kënaqësi dhe nder të veçantë për ne. Donacioni për rinovimin e fasadës-atrium është me domethënie të jashtëzakonshme për spitalin tonë. Shpresoj që kjo përgjegjësi shoqërore e z. Destani të jetë një nxitje për donacione tjera të mundshme nga kompani apo individë të tjerë. Në emër të krejt kolektivit, sërish e falënderoj për donacionin dhe në mënyrë të veçantë për nderin që na bëri duke e vizituar këtë spital.”

Përveç këtij donacioni në qytetin e Shkupit, Grupacioni Ecolog është në bisedime me autoritetet kompetente për një investim kapital për ngritjen e një Klinike Shëndetësore Universitare moderne për rajonin e Pollogut, në Tetovë.

Përndryshe, në suaza të projektit EcoCare për Covid-19, kompania Ecolog International tashmë po implementon një numër të madh projektesh nga sfera e shërbimeve shëndetësore nëpër disa vende të Europës Perëndimore.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...