Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

LD: Bullgaria të mos kërcënojë, komisioni le të punojë pa presione

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Lidhja Demokratike konsideron se qëndrimi i zv.kryeministrit të Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, se Bullgaria do të bllokojë fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, që duhet të ndodhë në fundvit, nësekomisioni për çështje historike deri atëherë nuk gjen zgjidhje për çështjet kontestuese, nuk është në frymën e marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes dy vendeve e as në frymën e vlerave dhe standardeve evropiane, informon Zhurnal.

Siç thonë nga kjo parti, ky komision duhet të punojë pa presione, ndërsa shantazhet janë të papranueshme.

“Komisioni ndërqeveritar duhet të lihet të punojë pa presione politike, ndërsa shantazhet për rezultate të shpejta dhe lëshim nga pala maqedonase për historinë dhe krahasimet me kompromiset tona me Greqinë për flamurin dhe për emrin janë të papranueshme dhe të pashembullta”, thonë nga partia.

Lidhja Demokratike beson se gjetja e një gjuhe të përbashkët për atë që e konteston Sofja zyrtare është e mundur vetëm nëse interpretimet e fakteve historike lirohen nga mitologjitë dhe shovinizmi politik në Bullgarinë fqinje për mos ekzistimin e gjuhës maqedonase dhe identiteti përmes historisë dhe përvetësimi ekskluziv i personave të rëndësishëm për Maqedoninë nga ana bullgare.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...