Agjencia Zhurnal.KS
Kulturë

Librat e Kunderës, betejë e përjetshme e njeriut me sistemin

Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë dhe në prag të ditës së tij të lindjes, Ambasada e Çekisë në Tiranë organizoi një takim për ndikimin që vepra e Milan Kunderës ka në botë.

Në aktivitetin e moderuar nga ambasadori çek Jaroslav Ludva, morën pjesë regjisori dhe përkthyesi Pirro Milkani, përkthyeset e shkrimtarit në gjuhën shqipe, Mirela Kumbaro, Mira Meksi dhe Saverina Pasho, Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, si edhe përfaqësuesja e shtëpisë botuese “Dituria”, Kristiana Golemi, e cila ka të drejtën e botimit të autorit në gjuhën shqipe.

“Një shkrimtar universal”, do ta quante Kumbaro, e cila sapo ka sjellë për lexuesin shqiptar veprën “Ngadalësia” – pas “Shakasë” dhe “Mosdijes”. “E gjithë letërsia e Kunderës ravijëzon një peizazh të jashtëzakonshëm ndjesish dhe ngjarjesh të transformimit njerëzor, ku mahnitja nga e zakonshmja bën thelbin e rrëfimit”, tha Bardhyli.

Takimi u përshëndet dhe nga shkrimtari i madh Ismail Kadare përmes një letre të shkurtër: “Milan Kundera është një shkrimtar i madh i këtij shekulli. Jemi takuar disa herë në Paris, duke ndarë biseda për letërsinë. Shpirti i kulturës çeke ravijëzohet më së miri në veprat e tij, që do t’i kujtojnë gjithnjë botës atë çfarë komunizmi ishte për vendet që e jetuan atë. Librat e tij janë një betejë e përjetshme e njeriut me sistemin, një përshkrim i asaj çfarë totalitarizmi ishte për shumë vende”.

Milan Kundera, lindur më 1 prill të 1929 në Brno, Çeki. Jeton që prej vitit 1975 në Francë.

Është autor i shumë veprave, mes të cilave “Shakaja”, “Identiteti”, “Lehtësia e padurueshme e qenies”. Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e tij nga Revolucioni Kadife në vitin 1989. /Panorama/

Postime të ngjashme

Anulohet Festivali i Rokut në Gjenevë

S.B.

Futet në librin e rekordeve Guiness, shitet piktura më e madhe në botë për 62 milionë dollarë në Dubai

S.B.

Garvanliev të mbetet përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Eurosong 2021

T E

Vdes poeti dhe eseisti i njohur polak, Adam Zagajewski

S.B.

Shoqata Tradita e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar Shtigje poetike

Z H

Kosova nën cipën e sertë të një anglezi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...