Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

Shkup, 25 mars, Zhurnal.mk – Fatmir Limani në emisionin Click Plus në TV21, mbrëmë ka shpjeguar se pse po kandidon për kryetar në Komunën e Kërçovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Limani gjatë debatit përmendi disa arsye, por duke veçuar se do të luftojë fenomenet e këqija.

“Inspektorati për ndërtim i ngulfatur nëpër zyra, në ndërkohë Fatmir Dehari thotë se janë bërë mbi ndërtime në ndërtesat shumë katëshe. Atëherë parashtrohet pyetja për sa kohë mund të ndërtohet një ndërtese? Nëse ndërtohet për dy vjet, atëherë ku është inspektori për ndërtim këtu. A japin apo nuk japin raporte”, tha mes tjerash kandidati për Kërçovën Fatmir Limani.

Në pyetjen, a mund të përmenden emrat edhe të të pakënaqurve të tjerr në BDI, ata që në opinion quhet si grupi i zjarrit, Limani përgjigjet.

“S’është grupi i zjarrit…..ata janë grupi i zjarrit të cilin i kanë vendos zjarr shtëpisë të përbashkët tonën. Edhe brenda një shtëpie ku ka dy fëmijë të cilët një pajtohet me qëndrimet e babait të tij, dhe një i cili nuk pajtohet me mendimet e tij. Grupi i ashtuquajtur “gurpi i zjarrit” nuk pajtohet në bashkëshkrirrjen e strukturës në strukturën e LSDM-së. Dhe në këtë grup është i tërë Çairi bashkë me Izet Mexhiti, Sadulla Durakun, Musa Xhaferi Blerim Bexheti, edhe ku e ke Hazbi Likën”, sqaron Limani.

Limani, madje nuk përjashton mundësinë që personat e lartpërmendur të japin dorëheqje nga partia, sikurse bëri ai vetë, sepse në BDI që moti nuk respektohet meritokracija.

Gazetari Furkan Saliu i bënë të ditur Limanit se Bashkimi Demokratik për Integrim ka statut, por nuk e din se sa zbatohet, por sipas statutit, mund të thirrët një kongres i jashtëzakonshëm, Limani përgjigjet: “Kongresi është mbajt edhe u emërua vetë Ali Ahmeti kryetar i BDI-së, ndërsa organet tjera nuk u zgjodhën. Këtu është problemi.” tha Limani

Në pyetjen nga analisti Sefer Selimi se a është BDI-ja parti Demokratike, Limani përgjigjet: “Është me 0.1%”. Si mund të jetë ndryshe kur nuk përfillen organet e një dege më të madhe të Çairit, si mund të jetë Demokratike. Si mund të hasin gjitha kërkesat për afro 4 muaj qeverisje në vesh të shurdhër. Si mund të quhet Demokratike”.

Mes tjerash Limani pyetet…”A ka humb kontakti mes Ali Ahmetit edhe me të tjerët, si Izet Mexhiti dhe të tjerët, se ka informata se edhe me këta me muaj të tërë nuk ka kontaktuar as që ua hap telefonin, se besoj që keni kontakt me Izet Mexhitin e me gjithë të tjerët”….Limani përgjigjet: “Kur të vijnë zgjedhjet parlamentar, do ta hapin telefonin. Tash nuk e hap…tash ua hap vetëm disave”.

Në pyetjen se kush mendon se BDI-në don ta shkrijë në LSDM, kush është ideatori, ose kush është pleshti nga që vet ju e keni thënë se “nuk digjet jorgani për një plesht”…Limani përgjigjet: “Unë nuk diskutoj këtu për aftësitë e Artan Grubit. Unë flas për principe. Shqetësimi im është përse të mos respektohen vendimet e degëve dhe nëndegëve, të cilat të sigurojnë fitoren. Kjo ka qenë lufta ime e vazhdueshme në gjithë periudhën.”, tha Limani.

Tashmë i larguar nga BDI-ja, siç pretendon vetë ai, Fatmir Limani ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj emërimit të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

Zaev uron Kurtin: Bashkëpunimi ynë bazohet mbi respekt dhe vlerësim të ndërsjellë

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...