Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Loredana zbulon tatuazhet e shumta përgjatë trupit – kuptimi dhe domethënia e tyre

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është shumë aktive muajve të fundit me projekte muzikore.

Së fundmi, ajo publikoi me klipe këngët “Rockastar” dhe “Checka” të albumit të saj më të fundit.

Ndërkohë, Loredana po tregohet mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, reperja nga Ferizaj publikoi në rrjetin social Instagram, duke vënë në pah tatuazhet e shumta përgjatë trupit.

Në krahun e majtë, Loredana ka të vizatuar një drer me brirë, gjersa poshtë saj gjendet shëmbylltyra e një femre, e mbuluar me duar.

Ndërsa në të djathtin, 25-vjeçarja ka një gjysmëhënë dhe një thënie të shkurtër.

Ndërkohë, në koleksionin e saj të tatuazheve nuk mungon edhe fjala “Hana” me shkronja të madhe, e që është një dedikim për vajzën e saj.

Krahu i djathtë i rap-artistes përmbyllet me një tatuazh, i cili është syri gjithëçkapamës.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...