Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

LSDM: Qeveria e përgatit pakon e re të masave, me kredi pa interes janë ndihmuar 1300 ndërmarrje

Shkup, 25 shtator, zhurnal.mk – Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja është duke përgatitur paketën e katërt të masave anti-krizë për qytetarët dhe ndërmarrjet, deri më tani, 1300 kompani me pothuajse 17.000 të punësuar janë ndihmuar me kredi pa interes, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Nga atje thonë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, në javët e para që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, reagoi menjëherë me masa thelbësore dhe politika për të zbutur efektet negative në ekonomi.

“Si pjesë e masave për ndihmë për ekonominë, me linjën e kredisë pa interes KOVID-1, përmes Bankës së Zhvillimit, burime të reja financiare prej 5 milionë eurosh janë injektuar në ekonomi për 737 kompani, të cilat punësojnë mbi 6.509 njerëz nga sektorët më të prekur: turizmi, hotelieria dhe transporti i udhëtarëve, të cilët ishin të parët që u goditën nga kriza. Banka e Zhvillimit vendosi gjithashtu një linjë krediti KOVID-2 në vlerë prej 8 milionë euro, të cilat u aprovuan për 639 ndërmarrje vendase në të cilat punojnë 11.325 persona”, thuhet në kumtesë.

Nga LSDM mes tjerash thonë se me dy linjat e kreditit, përmes një procesi të hapur, gjithëpërfshirës, ​​mbështetën mbi 1.300 kompani vendase, shumica e tyre mikro ndërmarrje, të cilat punësojnë deri në 10 persona.

“Mbështetja për ekonominë nuk ndalet këtu. Pason paketa e katërt e masave antikrizë, përgatitja e së cilës është afër përfundimit dhe zbatimi i së cilës do të fillojë në periudhën tjetër. Si një parti e përgjegjshme, LSDM vazhdon me masat dhe politikat që nënkuptojnë kujdes të vërtetë për qytetarët dhe ekonominë”, thonë mes tjerash nga LSDM.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...