Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Lukaku: Interi nuk është i fortë mendërisht

Romelu Lukaku është shprehur i zhgënjyer me barazimin (2-2) e Interit kundër Borussia Monchengladbachut në ndeshjen e parë grupore në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët u gjetën dy herë në disavantazh, ndërsa në të dyja rastet barazoi sulmuesi belg.

“Për mua, ky nuk është rezultat i mirë, sepse mund të bëjmë më mirë”, ka theksuar Lukaku për Sky Sport Italia.

“Duhet të vazhdojmë angazhimin dhe të jemi më të fortë mendërisht, sepse nuk është një periudhë e mirë për ne dhe duhet të vazhdojmë të besojmë në cilësitë tona”, ka shtuar ai.

Para ndeshjes në Ligën e Kampionëve, Interi ka lëshuar pikë edhe në Serie A, duke barazuar me Lazion dhe duke humbur në derbi nga Milani.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...