Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Maratona “Arteria e Arbërit” alpinistët 161 km në këmbë

Shkup, 27 shtator – Maratona ” Arteria e Arbërit” Nga Dibra deri në Shkup ishte rruga  të cilët alpinistët, garuesit dhe bjeshkatarët e kaluan në këmbë  plot 161 km.  

Gara ishte realizuar  në tri etapa, nga 25 shtatori e deri më sot. Pjesëmarrësit rrugën e përshkruajnë të mundimshme, të lodhshme por që ju ka dhënë kënaqësi sportive.  

“Ishte eksperiencë jashtzakonisht madhëshore por njëkohësisht edhe brutale, kemi pasur raste të mira  dhe të këqia. Kemi njoft njerëz të mirë, mirëpo mbi të gjitha jam  e lumtur që kam qenë pjesë e saj dhe me një emocion të jashtzakonshëm kam përfunduar edhe një motiv  që më ka mbajt me e përfunduar garën ka qenë ajo ndjejna kombëtare”, u shpreh alpinistja nga Kosova, Valdete Çollaku.  

“Përshtypja ime, ëndëra ime ka qenë ku të parët e mi kanë kaluar në atë rrugën e Arbërit të vjetër,  që ka qenë e mundimshme që  e kanë përshkruajtur të parët e mi. Është një ngjarje që  s’kam mund ndryshe ta përjetoj vetëm kur e kam kaluar atë rrugë”, theksoi alipinsti nga Kosova, Kemajl Biçkaj.  

Në garë kanë marrë pjesë gjithsej 40 garues. Faza e parë e garës ka përfshirë rrugën nga Tirana nëDiber, ndërsa faza e dyta nga Dibra në Shkup.   

Garuesit thanë se garën e tretë do ta realizojnë në muajin nëntor por ende nuk e kishin përcaktuar destinacionin.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...