Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mariçiç i dërgoi letër eurodeputetit, Franz Romeo

Shkup, 29 shtator – Pas letrës së dërguar nga ana e eurodeputetit Franz Romeo në të cilën ai shpreh shqetësimin për incidentin e pakëndshëm të dhunshëm kundër grupit rom që ndodhi kohët e fundit, në anën tjetër ministri i Drejtësisë Bojan Maricic i ka dërgoi një letër atij.

Në këtë letër, Ministri Mariçiç ndan shqetësimet në lidhje me incidentin e dhunshëm dhe gjithashtu thekson se ai pret një reagim të shpejtë nga autoritetet kompetente për të zgjidhur çështjen.

“Pjestarët e policisë të përfshirë në rastin e përdorimit të tepruar të forcës u identifikuan menjëherë nga Sektori për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe unë pres që Ministria e Brendshme dhe Zyra e Prokurorit Publik të veprojnë shpejt dhe me vendosmëri për të siguruar që drejtësia të mbahet”, qëndron në reagimin e Ministrit të drejtësisë.

Maricic thekson se si shtet ne do të qëndrojmë në përpjekjet tona për të respektuar të drejtat e njeriut vetëm duke rritur ndërgjegjësimin për çështjet që prekin shoqërinë tonë, por gjithashtu duke sanksionuar çdo lloj dhune dhe gjuhe urrejtjeje.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...