Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mariçiq u takua me prokuroren Ruskovska

Shkup, 15 shtator, zhurnal.mk – Nevojat e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përgatitjet e republikës së Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian dhe rritja e efikasitetit në veprimin e lëndëve ishin temat e bisedës së takimit të sotëm mes ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiq dhe prokurores publike për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskoska.

Mariçiq gjatë bisedës, siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, ka theksuar se do të jetë mbështetje në procesin e përforcimit të kapaciteteve në Prokurori, me qëllim luftën më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkohë sa i përket fillimit të bisedimeve dhe hapjes së Kapitullit 23 – Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale, Mariqiç ka theksuar se në fokus të bisedimeve do të jetë gjyqësori, prokuroria dhe implementimi i ligjeve.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...