Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

“Mbaje mirë, jo për modë”/ Balla del në rrugë dhe u vendos maska qytetarëve

Teksa rastet e reja me koronavirus po shtohen çdo ditë, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla doli vetë në rrugë për të vëzhguar qytetarët nëse mbajnë maska apo jo.

Balla shoqërohej nga një grup personash, të cilët kishin maska për të shpërndarë për qytetarët që nuk i binden rregullit.

Socialisti i këshilloi ata që të mbajnë maskën dhe të bëjnë kujdes sepse rastet e reja po rriten. Në disa momente, ai u afrua vetë për t’u vënë maskën qytetarëve.

“Jo vetëm ekipet e Task Forcës, por të gjithë mund të kontribojmë me këshillimet për mbajtjen e maskës kudo, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët. Isha në Librazhd dhe në zona të mbipopulluara sikurse janë tregjet, do të insistojmë në respektimin e plotë të masave antiCOVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, shkroi Taulant Balla në “Facebook”.

https://www.facebook.com/b.taulant/posts/3477367145642195

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...