Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Mbështetje financiare për 48 kompani që vendosën të investojnë në kohë të krizës

Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Sipas ligjit për mbështetjen financiare dhe investimet, qeveria nënshkroi marrëveshje me 48 kompani që vendosën të investojnë në kushtet e krizës. Këto janë 38 kontrata të reja dhe 10 kontrata aneksi. Cikli total i investimeve është 53.4 milion euro, nga të cilat 29.4 milion euro në bazë të 38 kontratave të reja. Këto kompani pritet të krijojnë 498 vende të reja pune dhe të rrisin aftësinë konkurruese të ekonomisë vendase.

“E përshëndes vendimin e 48 kompanive të cilët kanë vendosur të bëjnë investime të reja me çka do të vazhdojnë trendin e rritjes së tyre, do të hapen vende të reja të punës dhe do të rritet konkurrenca e kompanive vendore, ndërsa më e rëndësishmja në tregun botëror. Mbështetja për këto kompani është e rëndësishme edhe në drejtim të zhvillimit të ekuilibruar rajonal, sepse vetëm 21 përqind e ndërmarrjeve janë nga Shkupi dhe zona përreth, ndërsa 79 përqind e mbetur janë nga qytete të tjera të vendit. Në këtë mënyrë, qytetarëve u jepet mundësia të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal”, tha zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi.

Ai shtoi se numri më i madh nga kompanitë e mbështetura janë kompani të vogla dhe se Ligji jep mundësi të barabartë edhe për kompanitë vendore dhe të jashtme, e rëndësishme është që të duan të investojnë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...