Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Mbi 700 raste të reja me coronavirus për dy javë në kryeqytet, paralajmërohen masa të reja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se së shpejti do të dalin me vendime për masa të reja për Kosovën dhe në veçanti për Prishtinën, për të parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit.

Zemaj pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Prishtina në dy javët e fundit ka qenë epiqendra e infeksionit.

Lexoni të plotë postimin e Zemajt:

“Dy javët e fundit, Prishtina ka qenë epiqendra e infeksionit në vendin tonë. Ky fakt shqetësues na detyron që shumë shpejtë të dalim me vendime për masa të reja për Kosovën në përgjithësi, por, për Prishtinën në veçanti.

Mbi 700 raste të reja me infeksion gjatë 14 ditëve të fundit, në kryeqytet, situatë kjo që kërkon mobilizim maksimal të të gjithëve për të zbatuar në përpikëri dhe me rigorozitet  vendimet e Qeverisë.

Nga kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, kërkova që bashkë me shtabet emergjente dhe task forcën, të kenë vëmendje të shtuar në shkolla, transportin publik, gastronomi dhe kudo që shfaqet rreziku nga virusi covid 19.

Kërkova të zbatohen rreptësishtë rekomandimet si mbajtja e distancës fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, për të pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit në hapësirat e mbyllura.

Prishtina është kryeqytet i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, por assesi nuk mund të lejojmë të jetë vatër e infeksionit”.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...