Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë, punëtori del pozitiv me COVID-19

Është mbyllur ambasada shqiptare në Athinë.

Burime për Top Channel tregojnë se shkak për mbylljen e ambasadës është infektimi i një punëtori me COVID-19. Ai punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë.

Punëtori ka pasur shenja të lehta të COVID-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv gjatë testit. Menjëherë ai është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij. Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Burime pranë ambasadës thonë se mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike.

Drejtuesi e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjë testin COVID-19, ndërsa sot ambasada do të dezinfektohet. Ende nuk dihet nëse shërbimet do të ofrohen nga nesër ose jo.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...