Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Me çka e “kushtëzon-shantazhon” Grubi – Ahmetin që t’i gëzojë 4 pozita!?

Shkup, 10 shtator, Zhurnal.mk – Burime pranë BDI-së për “Zhurnal” theksojnë se është një habi e madhe se cila është fuqia e Grubit që e ka detyruar Ahmetin ta propozojë atë për Ministër, duke shkelur në mundin e çdo bashkëpartiaku të tij që nga themelimi i kësaj partie e deri më sot.

Bashkpunëtorët më të ngushtë që kanë qenë edhe në LPK çdoherë kanë punuar në parti për të mirën e përgjithshme dhe faktorizimin e shqiptarëve në vendimmarrjen e shtetit, e jo të faktorizohet Artan Grubi, ndërsa ai nuk harrohet edhe për fotografinë me ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili dyshohet për shumë keqpërdorime dhe është në procese gjyqësore për disa lëndë, thekson burimi pran BDI-së për Zhurnal.mk

Habia është se si Ahmeti rrezikon të bëjë përçarje me strukturat më të larta në BDI dhe atë me themelues të saj që nga viti 2001, për ta mbajtur Grubin në ekzekutiv.

Pyetjet që ende nuk gjejnë përgjigje janë se si u bë Ahmeti kaq shumë i verbër apo shurdhër, dhe fatkeqësisht i lidhur në duar, që sot ai të mos e ketë aspak obligim nëse do të detyrohej të shkatërrojë raportet me bashkëveprimtarët e tij në LPK!

Dilema më e madhe është se Ahmeti i harroi meritat e bashkëveprimtarëve e tij që ishin bashkë në momentet më të vështira të tij, që nga dita e parë në luftën e Kosovës dhe më vonë në luftën e Maqedonisë!

Burimet thonë se është për tu habitur fakti se si Ahmeti, duke e ditur se po këta persona, miq e shokë të luftës, ishin që u gjenden në momente më të vështira, i kanë qendruar besnik deri më sot, e ai tani t’i harrojë sikur nuk ka ndodhur asgjë!

Pyetja e vështirë është se a e di Ahmeti se me këtë që po ndodh tani, duke larguar bashkëpartiakët e tij të ngushtë,dhe të mbështesë dhe t’i besoj kaq shumë Grubit, është thikë pas shpine për një histori të tërë. Ahmeti nuk guxon të bëjë çfarëdo që e sygjeron dhe i thotë Artan Grubi, kurse ai të bëjë vetëm aminin, sepse shokët që e ngritën dhe e mbajtën gjallë deri më tani Ahmetin, nuk e kanë tradhtuar asnjëherë, ndërsa ai që është vetëm për interes, shpejt e nxjerr veten në shesh dhe të shet në momentin më të vështirë, thekson burimi për Zhurnal.mk

Shumë nga bashkëluftëtarët e tij nga Kosova dhe nga Maqedonia, po habiten me këtë figurë të lëvizjes, se çfarë po ndodh me Ahmetin në këto momente kur BDI duhet të vazhdojë të tregojë se nga e ka burimin e saj!

Artan Grubi për momentin gëzon funksionin e zv/kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut , Ministrit për sistem politik, sekretar organizativ i partisë dhe shef i kabinetit të Kryetarit, Ali Ahmeti .

Në opinion janë shfaqur dyshimet se diçka po ndodhë brenda BDI-së dhe Ali Ahmetit sepse gati gjithë ish luftëtarët e UÇK-së dhe bashkëpunëtorët të cilët kanë sakrifikuar mbi 20 vite, t’i lë anash ose t’i distancon nga BDI, ndërsa të faktorizon Artan Grubin, është zhgënjimi dhe çudia më e madhe që po i ndodh BDI-së.

Artan Grubi në opinion është i njohur edhe për ngjarjen në Kalasë të Shkupit, në të cilën protagonist ishte pikërisht ai, ndërsa shumë qytetarë i mori në qafë duke mbetur në procese gjyqësore dhe të njejtit janë harruar nga ky person.

Kur miqësia bëhet për interes, personat zhgënjehen dhe përfundojnë në burg ngjashëm sikur ata në rastin e Kalasë, ndërsa kur shoqëria bëhetpër qëllime madhore kombëtare, dalin punët mbarë siç dolën me UÇK-në , pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat e barabarta të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...