Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Mediat bullgare: Nëse Shkupi nuk ndryshon taktikat e saja, Sofja do t’i bllokojë rrugën drejtë BE-së

Shkup, 22 tetor, zhurnal.mk – Nëse Shkupi nuk ndryshon taktikat e saja dhe nuk bën lëshime serioze në çështjen e mosmarrëveshjeve historike me Sofjen, rruga e Maqedonisë së Veriut ndoshta do të bllokohet, sipas mediumit bullgarë “Mediapool”.

Sipas këtij mediumi, duke cituar burime diplomatike, gjithnjë e më shumë janë mundësitë që Bullgaria të mos pranojë të mbajë komision ndërqeveritar për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE, e planifikuar për në dhjetor.

“Duke pasur parasysh pozicionin kornizë të parlamentit Bullgar, i cili u miratua me konsensus politik dhe kombëtar në 2019, qeveria nuk ka zgjidhje dhe do të bllokojë Maqedoninë e Veriut, nëse Shkupi nuk bën diçka thelbësore, domethënë nuk do të shmangë pengesat në procesin evropian”, thonë burimet diplomatike për mediumin bullgar.

Sipas parlamentit, Sofja i bën thirrje Shkupit të refuzojë gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve, të heqë nga monumentet mesazhet e tilla si “okupatori fashist Bullgar”, të braktisë idenë e pakicës kombëtare maqedonase në Bullgari dhe formulimin “gjuhë maqedonase”.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...