Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Mediat greke: ‘Me karotën e integrimit’ diplomacia greke i bëri presion Tiranës për ta dërguar detin në Hagë

Ajo që në Shqipëri u shfaq si një marrëveshje për të shkuar në Hagë për të zgjidhur çështjen demarkacionit të detit me Greqinë, në mediat fqinje është cilësuar si një fitore e diplomacisë greke.

Protothema shkruan se arritja tek marrëveshja që çështja e detit të dërgohej në Hagë, u bë përmes “karrotës së integrimit dhe negociatatave, të cilat për shiptarët janë një dhuratë nga Parajsa”.

Media greke ka zbardhur detaje nga insistimi i diplomacisë greke për ta çuar çështjen e detit në Hagë duke mos e fshehur faktin se Athina e përdori integrimin e Shqipërisë në BE si një formë presioni që Tirana të pranonte dërgimin e detit në Hagë, ku grekët ndjehen të sigurt se do të marrin atë që iu duhet.

Protothema shkruan:

Tirana dhe Athina kanë rënë dakord që të hartojnë një deklaratë të përbashkët për ta referuar çështjen e demarkacionit detar mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare, pak ditë para se të mbushen dy vite nga vrasja e Kostantino Kacifas nga forcat speciale të policisë shqiptare.

Katër muaj para marrëveshjes me Italinë dhe rreth 60 ditë pas përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin, Greqia po bën një hap tjetër drejt zgjidhjes së çështjes së prapambetur të të detit në rajonin e Korfuzit. Kësaj radhe mjafton që pala shqiptare të mos tërhiqet nga marrëveshja.

Stimuli, ose “karrota” e përdorur nga Athina është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, e cila pritet nga Tirana si një “dhuratë nga parajsa për të të hapur qesen e fondeve të unionit edhe për shkak të situatës së komplikuar politike në vendin fqinj, i cili shkon në zgjedhje më datë 25 prill të vitit të ardhshëm.

Diplomacia greke arriti një marrëveshje me qeverinë Rama për hartimin e një deklarate të përbashkët që synon dërgimin e çështjes së demarkacionit në Hagë.

Kjo çështje ka qenë “kanceroze” për 20 vite pasi shqiptarët u tërhoqën sepse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen me kërkesë të opozitës së atëhershme të kryesuar nga Edi Rama.

Disa vite më vonë, ai është i njëjti person që arriti në një marrëveshje me Athinën për referimin e caktimit të kufijve në pritje të zonave detare në kufirin veri-perëndimor të Greqisë. /abc news/

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...