Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi

Merita Ramadani Alimi mer mirënjohje si një ndër menaxheret më të suksesshme për vitin 2019

Shkup, 1 tetor – Zhurnal.mk – Mbrëmë në hotelin “Aleksandar Palace”, agjencia Marili e ka mbajtur biznes manifestimin “Menaxherja grua” ku u ndanë mirënjohje për 10 gratë më të suksesshme për vitin 2019, informon Zhurnal.

Si menaxhuese e suksesshme gjatë vitit 2019, dhe mes fituesve e vetmja shqiptare, ishte edhe Merita Ramadani Alimi, drejtoreshë për biznes dhe zhvillim në DOGAN Air Conditioning Solutions – Shkup.

Njëkohësisht u nda edhe mirënjohje për drejtoreshën e Klinikës Universitare për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile, Dr. Milena Stevanoviq për menaxhim të suksesshëm në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme e imponuar nga pandemia me Covid 19.

Ngjarja u organizua nga Lidija Tripunoska duke respektuar të protokoleve për mbrojtje nga Covid 19, në atmosferë solemne për çka kontribut dhanë dhe tekstet e shkëlqyera poetike dhe nota muzikore me harpë.

U shënua dhe jubileji pesëvjeçar i Marili Biznis Klub e cila bashkon të gjitha gratë menaxhere të cilat kanë qenë pjesë e përzgjedhjes nga agjencia “Marili” në 24 vitet e fundit, apo gjithsej 240 gra menaxhere dhe anëtarë nderi të cilët kanë dhënë kontribut në mbështetjen e këtij projekti.//Zhurnal.mk

Merita Ramadani Alimi
Lidija Tripunoska
Top 10 gratë më të suksesshme dhe organizatorja Lidija Tripunoska

Postime të ngjashme

Po bisedohet për të drejtat e punëtorëve dhe pagën minimale

Z H

Sistemi efikas dhe transparent për financa publike është parakusht për rritjen ekonomike të çdo shteti

Z H

Vazhdojnë problemet për transportuesit në vendkalimin kufitar Evzoni

admin

Janë miratuar edhe 1,4 milionë euro për kërkesa nga linja e kredive pa interes

admin

Pa thirrje publike janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 11 milionë euro

Z H

Amvisëritë të marrin vauçerë për rrymë ose subvencionet t’i marrë drejtpërdrejtë furnizuesi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...