Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mësimi “online”, nxënësit dhe arsimtarët pa pajisje

Shkup, 19 shtator – Platforma Kombëtare për mësim nga distanca ka nxjerr probleme për drejtoritë e shkollave fillore dhe të mesme. Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga fillimi i vitit të ri shkollorë, sigurimi i pajisjeve kompjuterike për arsimtarët që do të zbatojnë mësimdhënien “on-line” është i pasigurtë. Edhe mungesa e laptopëve apo tabletëve të nxënësve është problemi tjetër që do të pengojë mësimin në distancë. Vetëm në Shkollën Fillore “Liria” në Shkup, afër 1/4 e nxënësve nga klasa e 4 deri në të 9, nuk kanë mundësi për qasje në internet apo nuk kanë pajisje adekuate, thotë drejtoresha Teuta Idrizi.

Ndërkohë, parapërgatitjet për mësim me prezencë fizike në këtë shkollë, po testohen nga nxënësit vullnetarë të lagjes, të cilët shprehen se mezi presin të kthehen në bankat shkollore nga e para deri në të tretën. Komisioni i posaçëm qeveritar po shqyrton afër 500 aplikimet të shkollave të mesme dhe fillore, nëse i plotësojnë kushtet protokollare për mësim nëpër klasa. Por, drejtorët edhe nëpër qytetet të tjera thonë se Ministria e Arsimit është vonuar me platformën ‘on-line’, që pritet të zbatohet nga 1 tetori.

 Për procedurën nuk jemi edhe aq të informuar, përveç se na kanë ardhur disa e-maile nga Ministria, por gjendja faktike është krejtësisht tjetër. Ne kemi shumë nxënës me të ardhura të ulëta sociale, ka shumë mungesë aparatesh elektornike, pa të cilat nuk mund të realizojmë mësimin on-line. Mendoj se është e pamundur të realizohet, nga ana tjetër ka një vullnet të madh për mësim me prezencë fizike.”-theksoi Ajet Mullarexha, Drejtor i Sh. F. “Penestia” Dibër.

Alsat kontaktoi me disa biznese të IT-sektorit, të cilat sqaruan se kërkesat e Ministrisë së Arsimit për konfigurimin harduerik të një kompjuteri do të jenë të kushtueshme. Sipas tyre për të suportuar një softuer si “Platforma Kombëtare” një shtëpizë kompjuterike arrinë koston nga 200-300 euro. Ndërkohë, shkollat duhet të sigurojnë nga një të tillë për secilën klasë, nga ku mësimdhënësit do të mund të realizojnë leksionin “online”.

Dje Ministrja e Arsimit Milla Carsovska doli me konstatimin se rreth 40 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kenë mundësi objektive që ta ndjekin mësimin “online”. Këtyre nxënësve Ministria do t’i dërgojë materiale të printuara në shtëpi dhe do të realizojë programe televizive.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...